Armando Dobra është një nga lojtarët e talentuar të Shqipërisë. Mesfushori 19-vjeçar aktivizohet në Angli dhe luan me Ipswich, ekipin e parë dhe moshat. Dobra ishte ftuar nga Kombëtarja U-21 për ndeshjet e muajit mars, por corona prishi gjithçka. Në një lidhje me “Fan Zone”, talenti kuqezi u shpreh se do të luajë vetëm për Shqipërinë.

“Kam bërë stërvitje 4 herë në javë pasi nuk kam shumë mundësi. I kam qejf driblimet pasi kështu lojtar jam unë. Jam nga Burreli, por kam lindur në Londër, Angli. Kur kam një lojtar përballë unë do e dribloj dhe nuk kam frikë të luaj në ekipin e parë.

Kam qejf Messin, ndërsa në Shqipëri më pëlqen Roshi. Në Angli bëj tifo për Man United, ndërsa kam për të qendruar te Ipsiëic deri në fund të kontratës. Oferta nga Liverpool? Po normalisht.

Kur nuk luaj futboll, luaj PS3 ose të dal me shokët pasi nuk kam shumë kohë të dal për shkak të stërvitjeve dhe ndeshjeve”.

Dëshiron të luash për Tiranën apo Kukësin? “Doja të luaja për Tiranë.

Ftesa nga Anglia? “Nuk dua t’ia të di për Anglinë, pasi unë jam shqiptar e do të luaj për Shqipërinë. Kam pasur ftesë për të shkuar në muajin mars me Shpresat U-21 dhe jam shumë krenar që më kanë ftuar”./newsport/