Kampionati shqiptar është ndalur prej dy muajsh për shkak të pandemisë së covid-19. FSHF-ja ka kërkuar që të rikthehet futbolli madje ka dërguar edhe letër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë dritën jeshile.

Të ftuar në “Syri TV” me gazetari Çim Peka, është edhe doktori Pëllumb Pipero për të diskutuar mbi rifillimin e sezoni.

“Unë jam ai që duhet të pyetëm më pak pasi në këtë fazë jam për ekspozim gradual që të themi që po e fitojmë betejën. Ne këtë situatë unë nuk dua të bëj krahasimë pasi fasha është e reduktuar dhe duhet t’u thuhet qytetarëve të respekohet rregullat.

Koha e ekpsozimit përballë një metër duhet të jetë 15 minuta që të transmetohet virusi. Mundësi për ta transmetuar në futboll është e vogël. Unë nuk jam skeptik dhe për mendimin duhe të fillojë brenda disa ditësh.

Unë personalisht kam mendim dhe do dëshira që brenda 7-8 ditësh të merren masa për të filluar stërvitjen e më pas futbollin”./newsport/