Veleçiku ende nuk ka nisur nga puna per sezonin e ri, megjithate nje gje e tille pritet te ndodhe se shpejti. Gjeja e pare qe duhet te bejne drejtuesit e tij, eshte emerimi i trajnerit te ri pasi pankina koplikase ka mbetur bosh pas largimit te Dritan Smajlit.

Ne lidhje me emrin e pasuesit te tij, kryebashkiaku njekohesisht president i Veleçikut Tonin Marinaj, ne nje prononcim per mediat eshte shprehur ne kete menyre:

“Largimi i trajnerit Smajli nuk ishte deshira jone, por ai beri zgjedhjen e vet. Ne si drejtues kemi disa kohe qe po merremi per te zgjidhur nje drejtues ne pankinen e Veleçikut. Fillimisht patem shume shpresa per afrimin e nje trajneri te huaj nga Anglia, apo Ulqini.

Me pas kemi kontaktuar me disa trajnere cilesor brenda Qarkut Shkoder, fillimit ishin Haris Lika e Besnik Duli, gjithsesi ne kete fundjave do te vendosim piken mbi “i” per pankinen koplikase”

Ndonese nuk e ka permendur ne prononcimin e tij, kryebashkiaku Marinaj ka lene te kuptohet se kandidati kryesor per postin e trajnerit te Veleçikut ne sezonin e ri do te jete Luan Zmijani. Bisedimet me te jane ne rrugen e duhur dhe shume shpejt mund te vije edhe firma ne kontrate./SHKODRA-SPORT.COM/