Luan Zmijani, ish- futbollisti i Vllaznise dhe tashme trajner prane Akademise kuqeblu ka folur per RTSH ne lidhje me ndeshjen e fundit te Vllaznise ndaj Tiranes, por edhe per garen per titullin kampion, duke vleresuar se tepermi kuqeblute per transformimin rrenjesor qe kane pesuar.
“Fitorja ndaj Tiranes na ka gezuar te gjitheve sepse u arrit ndaj nje kundershtari direkt dhe ndaj nje rivali te perjetshem sepse siç dihet kjo skuader ka qene gjithmone pretendente dhe jo me kot eshte fituese e shume trofeve.
Fitorja ndaj bardhebluve nuk erdhi rastesisht, por i bashkohet serise se rezultateve pozitive te disa javeve rradhazi. Por me duhet ta pranoj se nuk pashe ne fushe ate Tiranen e zakonshme, nje kundershtar qe na la te luajme, kuptohet pa ia zbehur kurrsesi meritat Vllaznise qe luajti fort per çdo top.
Çfare ka ndryshuar te Vllaznia? Edhe une si shume te tjere kam qene jo fort besues kur erdhi profesor Qatipi duke qene i mendimit se çfare do te ishte te bente ai me grupin qe kishte ne dispozicion. Por rezultoi qe une dhe shume te tjere ishim gabim sepse profesori me ate qetesine e tij, me ate maturine qe e karakterizoi arriti ta kthente ate grup lojtaresh ne fitues.
Me keto rezultate, Vllaznia po fiton edhe tifozet sepse ne ndeshjen ndaj Tiranes ishin te pranishem 7-8 mije. Ky mendoj se ishte nje trepikesh me i rendesishem se ai qe i morem bardhebluve, sepse vlen shume ne aspektin moral. Te fitosh tifozin ne Shkoder eshte nje arritje shume shume e madhe”- eshte shprehur Zmijani.
Sa i takon gares per titull, ai do te shtonte: “Si rivalin me te forte te Vllaznise une shoh Egnatian, pavaresisht asaj qe po kalon ne javet e fundit. Tiranen nuk e shoh rivale fare, Partizani kuptohet qe do te jete nje rivale e denje, por shoh si te veshtira edhe ekipe si Dinamo e Skenderbeu”./www.shkodrasport.com/