Porto ishte vetëm një pikë mbi Benfikën në renditje kur u ndal futbolli në Portugali, pas shpërthimit të koronavirusit, duke lënë pa luajtur 10 ndeshje të këtij sezoni.
Pas këtij pushimi të detyruar, Primeira Liga njoftoi se sezoni aktual në Portugali, i ndërprerë që nga data 12 mars, do të rifillojë në datë 4 qershor.
“Takime të suksesshme janë mbajtur gjatë ditëve të fundit, në mënyrë që të kemi një rifillim të sigurt duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse.
Duke siguruar që stadiumet do të inspektohen me rigorozitet dhe testet mjekësore do të kryhen për të gjithë të përfshirët në ndeshje dhe organizim, data 4 qershor 2020 është përcaktuar për ndeshjen e parë të raundit 25 të Liga NOS,” njofton Liga e Portugalisë.