Herald Marku ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me Erdenis Gurishtën. Dy lojtarët e njohur të kampionatit shqiptar duken se janë miq të mirë me njëri-tjetrin dhe këtë e tregojnë shpesh në rrjetet sociale.
Dikur shokë të Vllaznia, ndërsa sot rivalë në Superiore, Heraldi dhe Erdenisi kanë zgjedhur Spanjën si destinacionin e tyre për të kaluar disa ditë pushime.
Ata shfaqen në Barcelonë, vend nga i cili kanë zgjedhur të shpërndajnë dhe një foto së bashku. Kujtojmë që Herald Marku është pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën ka edhe një vit kontratë.
Ndërsa Erdenis Gurishta kontribuon për Vllazninë. Të dy ekipet do të marrin pjesë në Kupat e Europës dhe së shpejti pritet të fillojë stërvitja./newsport/