AF Luftëtari u mposht ditën e sotme nga Labëria me rezultatin 3-0 në duelin e vlefshëm për javën e 19-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Ndërkohë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi gjirokastrit dënoncon arbitrin kryesor, shkodranin Bekris Dragusha.
Sipas drejtuesve të klubit gjirokastritë, gjykimi në duelin e zhvilluar në Nartë ishte skandaloz, teksa pretendohet se Dragusha ka hedhur baltë mbi fanellën bluzi me vendimet e parë. Kësisoj AF Luftëtari e ka shpallur “non grata” arbitrin shkodran, teksa nuk dëshiron që ky arbitër të vendosë më drejtësi në ndeshjet e skuadrës gjirokstrite.
AF Luftëtari pretendon në këtë duel për një penallti të padhënë, teksa gjyqtari Dragusha ka ndëshkuar me karton të verhë për simulim futbollistin e skuadrës gjirokstrite si dhe për një gol të anuluar në minutën e 33-të.
Keto dy momente mund t’i ndiqni ne videon e meposhtme, prej se ciles ne fakt duket se pretendimet e gjirokastriteve te mos jene te drejta sepse vendimet e arbitrave ne te dy rastet mund te jene te drejta. Por per me teper shikoni kete video: