Trajneri i ekipit gjirokastrite, Millosh Kostiç, është duke kompletuar grupin për ndeshjet europiane dhe deri tani është marrë më shumë me seleksionime apo testime.
Koha po kalon dhe atni duhen afrimet e rëndësishme, në mbrojtje dhe në sulm, ku ka më shumë nevojë.
Shumë pranë ekipit gjirokastrit, siç bën me dije “Panorama Sport”, është mesfushori i Vllaznisë, Erjon Vucaj.
Në fakt, në mesfushë gjirokastritët nuk kanë shumë nevojë për afrime, por ndoshta fakti që Rroca mund të mos luajë në ndeshjet e para për shkak dëmtimi, ka bërë që të mendohet për Vucajn, i cili do t’i bashkohej shkodranit tjetër në këtë repart, Ramadanit.
Luftëtari ka afruar zyrtarisht portierin Bukovski dhe disa të rinj, por duhet të gjejë patjetër një qendërmbrojtës dhe zëvendësuesit e Bregut dhe Abazajt. / Vipsport/