Cristiano Ronaldo është në qeder të vëmendjes. Ndodh edhe në Shqipëri, teksa gazeta “Panorama Sport” është hapur pikërisht me derbin iberik të luajtur në “Rusi 2018”.

Në artikujt e tjerë të Botërorit janë veçuar deklarata e Kimich, që zbulon “armën” e Gjermanisë, Sampaoli që flet para ndeshjes Argjentinë-Islandë, ndërkohë që edhe polemikat me Kosta Grillon.

Nga “Rusi 2018” këto janë kryesorët, për t’i lëën vend lajmeve nga kampionati shqiptar.

Te Partizani ka akuza dhe ato vijnë nga mbrojtësi Kotobelli. Nga Korça situata nuk është e mirë, ndërkohë që Kukësi pas blindimit të mbrojtjes thuhet se pret edhe një sulmues nga Chievo.

Tirana “peshkon” në Maqedoni, ndërsa Luftëtari në SHkodër. Në këtë gazetë këto janë artikujt kryesorë për ditën e sotme.

Në “Sport Ekspres” gjithashtu Ronaldo ka marrë hapësirën më të madhe. Tre golat ndaj Spanjës ishin një mrekulli, madje në një ditë ku nga ky vend kishte marrë lajmin se duhet të bënte dy vite burg për shkak të evazionit fiskal.

Hierro nga ana tjetër pranon barazimin, ndërkohë që në faqen e parë ka vend edhe për fitoren e Uruguait, kërcënimet e Isis për Rusinë, pragndeshjen e Argjentiës me Islandën, sekretin e Gjermanisë dhe strategjinë e Tite-s te Brazili.

Nga vendi veçohen lëvizjet e Kukësit në mbrojtje, bisedimet e Skënderbeut me titullarët, mundësia e Skënder Gegës për t’u bërë pjesë e Partizanit, si dhe e ardhmja e Ilir Dajës te Flamurtari. /EDS/