Sot ne Gjilan eshte luajtur “derbi” me i rendesishem i Kosoves ne futboll, ai ne mes dy skuadrave te ketij qyteti, Drites dhe Gjilanit. Nje sfide qe u prit me entuziasem dhe qe prodhoi gjithçka.

Drita ka triumfuar në derbin numër 28-të kampional me rezultat 3-1 përballë rivalit të përbetuar Gjilanit.

Ardian Limani, Kyrian Nwabueze dhe Erion Vucaj ishin autorë të golave për bardh e kaltërit, ndërkohë Fiton Hajdari realizoi golin e vetëm për ekipin e Gjilanit.

Interesant eshte fakti se ne kete ndeshje kane qene protagonist edhe dy futbolliste shkodrane te cilet kane qene kundershtar me njeri- tjetrin dhe ajo çka eshte me e rendesishmja, kjo ndeshje nuk ka kaluar pa lene gjurme prej tyre.

Ish-mesfushori i Vllaznise Erjon Vucaj ka shenuar ne minuten e 94-te golin e trete per Driten, gol qe u dha qetesine ketij ekipi sepse mbylli ndeshjen.

Nga ana tjeter, ne minuten e tete shtese te ndeshjes, shkodrani tjeter- Ansi Nika qe luan me Gjilanin eshte ndeshkuar me karton te kuq duke e penalizuar skuadren e tij jo per kete takim, por per ate qe vjen sepse nuk do mundet dot te luaje.