Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, po bën shumë mirë brenda fushave të lojës për zikaltërit, por jashtë saj, krijon shumë polemika.

Pasi iu doli kundër tifozëve dhe UEFA-s për racizmin në Itali, sulmuesi ka dalë dhe kundër medieve italiane, konkretisht Corriere Dello Sport, duke i quajtur idiotë. Në Instagramin e tij, bomberi belg shkroi:

“Në vend që të përqendrohet te sfida mes dy skuadrave, “Corriere dello Sport” ka përdorur titullin më idiot që kam parë në karrierën time. Në këtë mënyrë nxitet racizmi.

Në vend që të flitet për një ndeshje të bukur që do të luhet në San Siro mes dy skuadrave të mëdha… Edukimi është çelësi. Ju të “Corriere dello Sport” duhet ta bëni më mirë punën tuaj.

Faleminderit të gjithë tifozëve dhe gazetarëve të tjerë për mbështetjen dhe të shikojmë të gjithë përpara drejt ndeshjes së ardhshme./abcnews/