Momo Salah shënoi golin e dytë në fitoren 4-0 që arriti Liverpool mbrëmjen e kaluar kundër Crystal Palace. Rrjeta e 17-të në kampionat për yllin egjiptian dhe vetëm Jamie Vardy i Leicester City (19 gola) ka shënuar më shumë se ai.

Fitimi i titullit kampion është një hap larg. Nëse City nuk siguron tre pikët sonte në fushën e Chelsea, “The Reds” do të shpallen zyrtarisht kampionë të Anglisë. Një trofe që pritet prej 30 vitesh nga tifozët dhe një ëndërr e realizuar për sulmuesin e njohur.

“Na mungojnë dy pikë për të fituar titullin. Që prej momentit që kam ardhur te Liverpool, gjithmonë kam dashur të ‘pushtoj‘ Premier League, është një ëndërr që po kthehet realitet.

Liverpool nuk fiton kampionatin prej shumë kohësh. E provuam sezonin e kaluar, por Manchester City zhvilloi një sezon madhështor dhe e meritoi titullin. Tani është radha jonë“, deklaron Salah për Sky Sports UK. /abcnews/