Pas disa raporteve jo te mira dhe mbylljes se maredhenieve jo ne menyren e duhur me Vllaznine, Arsaed Rahova shume shpejt mund te hape nje kapitull te ri ne karrieren e tij.
21 vjeçari qe eshte rritur tek Akademia Vllaznia, madje ka qene kapiten i ekipit U19 qe mori pjese edhe ne “Uefa Youth League”, brenda kesaj vere pritet te vijoje karrieren e tij ne France.
Lojtari qe luan ne mbrojtje, por edhe ne mesfushe, pas largimit nga Vllaznia, vijoi karrieren e tij tek Burreli gjate sezonit te kaluar, nderkohe qe sivjet po luan me Aden.
Me kete te fundit kuptohet qe thjesht po ben “nxemjen” para largimit nga Shqiperia, megjithate eshte shnderruar ne protagonist. Keshtu ishte edhe dje ne takimin ndaj Vllaznia B ku ishte nder me te miret ne fushe dhe shenoi nderkohe edhe golin e barazimit per velipojaket.
Megjithate synimet e tij padyshim qe jane per te bere me mire dhe kete gje do ta tentoje ta beje nga vjeshta ne France. Sinjalet jane te mira dhe vete Rahova shpreson qe kjo deshire e tij te realizohet.
www.shkodrasport.com