Vllaznia ka barazuar pasditen e sotme ne Durres 0-0 ndaj Teutes dhe ne kete ndeshje ka patur edhe probleme me arbitrimin. Shkodranet kane pretendime per kartonin e dyte te verdhe te dhene per Isaevskin dhe rrjedhimisht edhe te kuqin, ashtu si dhe per disa momente te tjera gjate ndeshjes.
Ne krahun e tyre eshte edhe arbitri i njohur Bardh Maçi i cili vazhdon te jete shume kritik ne lidhje me futbollin shqiptar, arbitrimet dhe prapaskenat e tij. Ai permes nje postimi ne rrjetet sociale eshte shprehur se Vllaznia pati perballe sot Teuten dhe arbitrat megjithate ia doli te merrte nje pike me shume vlere.
Maçi e quan krejtesisht absurd faktin qe arbitri kryesor ishte Hamiti nga Lezha dhe po ashtu edhe vezhguesi i arbitrave ishte po nga ky qytet- Prek Pjetrushi.
Ai ne komentin e tij ndalet ne disa momente ku sipas tij, arbitri ka gabuar ne dem te Vllaznise dhe konkretisht te rastet e meposhtme:
“Minuta 6-te, Arapi nderhyn rende ndaj Da Silves ne hyrje te zones dhe arbitri me te drejte lejoi avantazhin, por pas perfundimit te aksionit nga gjuajtja e Krujes duhej ta ndeshkonte me karton te verdhe Arapin.
Minuta 24-te, Da Silva nderhyn paster ndaj Viles dhe nxorri topin jashte por arbitri e ndeshkon me karton te verdhe te paqene.
Minuta 29-te, Vila duhej te ndeshkohej me kartonin e kuq pas nderhyrjes me force dhe me qellim per ta demtuar nga prapa Isaevskin, por e ndeshkon me karton te verdhe.
Dhe ajo qe e mbylli per ta QELBUR krejt arbitrimin e sotem me urdher nga shefat lart padyshim ishte kartoni i dyte i verdhe ndaj Isaevskit, pasi nderhyrja ishte vetem te topi dhe as faull nuk ishte, SKANDAL.
Nuk du me diskutu aspak per rastet e tjera te ndeshjes sepse nuk ia vlen, pasi vetem ndeshje futbolli nuk mund te luash kunder 11 lojtareve + arbitri”- shkruan Maçi./SHKODRA-SPORT.COM/