Trajneri i mirënjohur, Gugash Magani, i cili së fundmi drejtoi Egnatian, është i ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”. 57-vjeçari nga Peqini, foli për ecurinë e Tiranës, këtë sezon, teksa u shpreh:
“Pjesa e titullit kampion mendoj që është e zgjidhur. Për sa i përket fundit të tabelës, për deri sa matematika i lejon, duhet të shpresojnë deri në fund. Janë edhe 21 pikë në lojë, çdo gjë mund të ndodhë.
Mentaliteti ka qenë gjithmonë, trajneri ka bërë një punë të jashtëzakonshme për sa i përket trysnisë. Shehi është munduar shumë që trysninë ta mbaj për vete, duke mos e çuar tek lojtarët. Tirana ka ndryshuar edhe në stilin e lojës, në krahasim me vitet e tjera.
Tek pjesa e finalizimit Tirana bën diferencat me lojtarët që ka. Tani bën edhe stilin e lojës së Kukësit deri në 2/3, pastaj në finalizim nuk të fal. Si Xhixha dhe Seferi janë lojtarë që bëjnë diferencën në kampionatin tonë.
Adoleshenca e lojtarëve shqiptarë kalon në moshën 22-23 vjeç. Kanë ikur lojtarë jashtë dhe kanë ardhur prap”, deklaroi fillimisht Magani.