Skuadra e Manchester City rikthehet në finalen e Champions League pas një viti pushim, ndërkohë që një vit më parë u eliminua në gjysmëfinale. Mesfushori algjerian Ryad Mahrez, një nga lojtarët kryesorë të “citizens”, ka folur për ndeshjen që kampionët e Anglisë do të luajnë ndaj Inter në finalen e Stambollit.

“Ishim në finale edhe para dy vitesh. Në tri sezonet e fundit kemi arritur në dy finale e një gjysmëfinale, çka është një tregues i rëndësishëm për faktin se Manchester City është një klub me vlera në Europë”, tha Mahrez.

“Mendoj se e meritojmë fitimin e finales së Champions, por kjo s’do të thotë se e kemi fituar atë ndeshje. Prë ta arritur këtë objektiv duhet të tregojmë në fushë se sa të aftë jemi, si skuadër dhe si individë”, tha mesfushori algjerian.

“Kemi disa ditë që shohim skuadrën e Inter se si luan, si mbron, si sulmon, për të ndërtuar lojën tonë më të mirë për t’i mposhtur në fushë. Kanë lojtarë shumë të mirë, por ne duhet të përqendrohemi te loja jonë”, tha Mahrez./telesport/