Vllaznia do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Partizanit në Kupë. Me përfundimin e ndeshjeve miqësore të Kombëtareve, do të rikthehet kampionati shqiptar dhe në program janë dy gjysmëfinalet e Kupës, Partizani-Vllaznia dhe Teuta-Laçi. Skuadra shkodrane do të luajë më datë 30 mars në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit dhe trajneri Plori do ta ketë grupin e plotë.

Fjoart Jonuzi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, ndërsa në ditët në vijim pritet të jenë gati kapiteni Gurishta dhe fantazisti, Viktor Da Silva.

Që të 3 titullarët kanë munguar në sfidat e fundit, por ndaj Partizanit do të jenë gati dhe Vllaznia do të jetë “all in” për të tentuar kualifikimin për në finalen e Kupës.

Duke parë që Europa është larg nga kampionati, shpëtimi i vetëm për shkodranët ngelet Kupa dhe fitimi i këtij trofeu është objektivi kryesor për Vllazninë këtë sezon./newsport/