Majlinda Kelmendi është ne “qiellin e shtate”, teksa në vendlindjen e saj në Pejë është zbuluar shtatorja e xhudistes. Kampione Europe, Kelmendi ka ngritur larg flamurin shqiptar, duke u vlerësuar kështu nga instancat përkatëse në Kosovë.

Mëngjesin e sotëm, në Pejë është bërë ceremonia zyrtare e zbulimit të shtatores, me xhudisten që është shprehur e emocionuar. Sportistja është vendosur “krah” Cristiano Ronaldo e Ibrahimoviç, që në vendlindjet përkatëse kanë statujën e tyre për kontributin e dhënë.

“Sot është një ditë historike jo vetëm për ju. Jam shumë e emocionuar dhe ju falenderoj që keni ardhur. Statuja në Prishtinë?

Mendoj se e ka vendin këtu në Pejë, ku jam lindur dhe kjo duhet të shërbejë si motivim për fëmijët që të ndjekin rrugën e sportit”, u shpreh Kelmendi./newsport/