Malaga po kalon një moment shumë të vështirë dhe renditja në Ligën e Dytë spanjolle e tregon këtë më së miri. Skuadra në të cilën aktivizohen Armando Sadiku dhe Keidi Bare po lufton për mbijetesë, ndryshe nga sezoni i shkuar që ishte në garë për
Malaga është eliminuar nga skuadra amatore e Union Montanesa Escobedo që militon në ligën e katërt të kampionatit spanjoll.
Kjo skuadër ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0, ku kanë mjaftuar golat e shënuar nga Kuintana në të 52-ën dhe De Almeida në minutën e 84, duke i dhënë edhe kualifikimin për në turin tjetër skuadrës modeste.
Në këtë takim, Sadiku u aktivizua nga stoli kur rezultati ishte 1-0 por nuk arriti të bënte asgjë për të evituar humbjen dhe turpërimin, teksa Bare nuk ishte i grumbulluar.
Si duket, Malaga e ka nënvlerësuar më shumë seç duhet këtë ndeshje duke pësuar një humbje të turpshme./VipSport/