
Nikolla Vukçeviç është një nga lojtarët që njihet nga ana e drejtuesve të klubit kuqeblu. Mbrojtësi malazez, përmes menaxherit të tij, ka shprehur dëshirën të rikthehet te Vllaznia. Lojtari, i cili luan në qendër të mbrojtjes dhe në krahun e djathtë të këtij reparti, mësohet se po pret ofertën zyrtare nga ana e drejtuesve të klubit kuqeblu. Nga sa është bërë e ditur, tekniku Canaj ka dhënë një vlerësim maksimal për këtë lojtar. Megjithatë, stafi teknik nuk kërkon që të nxitohet pa parë më parë edhe formën që gëzon aktualisht Vukçeviç, i cili së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës qipriote, Ethnikos Aknas. Vukçeviç nuk është i panjohur në Shkodër ngaqë pak vite më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë megjithatë tashmë duhet parë nëse do rikthehet sërish apo jo.
Admir URUÇI