Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLMalësia e Madhe shpall 'Qytetarë Nderi' Jurgen Uldedajn, Armando Brojën dhe Mario...

Malësia e Madhe shpall ‘Qytetarë Nderi’ Jurgen Uldedajn, Armando Brojën dhe Mario Mitajn

Malësia e Madhe ka nderuar tre nga bijtë e saj më të spikatur në sport, duke u akorduar titullin ‘Qytetar Nderi’ Jurgen Uldedajt, Armando Brojës dhe Mario Mitajt.

Jurgen Uldedaj, kampion bote në boks, është cilësuar si një krenari kombëtare, falë arritjeve të jashtëzakonshme që ka arritur duke ngritur flamurin shqiptar në skenën më të lartë të këtij sporti. Me disiplinë, punë dhe sakrificë, Uldedaj ka ndërtuar një karrierë që shërben si shembull për brezat e rinj.

Vlerësim i veçantë është dhënë edhe për Armando Brojën dhe Mario Mitajn, dy futbollistë të Kombëtares shqiptare, të cilët me paraqitjet e tyre kanë treguar talent, profesionalizëm dhe përkushtim maksimal ndaj fanellës kuqezi. Kontributi i tyre në fushë ka forcuar imazhin e futbollit shqiptar dhe ka rritur krenarinë kombëtare.

Këta tre sportistë kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në nivelet elitare të futbollit dhe boksit, duke u shndërruar në një burim frymëzimi për të rinjtë, veçanërisht për ata të Malësisë së Madhe dhe mbarë vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments