Ndeshja Inter-Empoli do të jetë padyshim më e rëndësishmja e kësaj jave në Serinë A, pasi nga ajo përcaktohet si lufta për Ligën e Kampioneve, ashtu edhe ajo për mbijetesën në Serinë A.

Në një ndeshje të tillë pritet një stadium i tejmbushur nga tifozët interistë të cilët duan të shohin ekipin e tyre të përfundojë në katërshe, por mbështetësit nuk e shqetësojnë aq shumë trajnerin e Empolit, Aurelio Andreacoli.

Në konferencën për shtyp ai e cilëson praninë e kaq shumë tifozëve një motivim për ekipin e tij, por u frikësohet vendimeve të gjyqtarëve në varësi të asaj që dëgjohet nga tribunat.

“Kushtëzimi nga publiku i pranishëm në “San Siro” do të jetë një stimul për lojtarët që të bëjnë më mirë, por kam frikë sa u përket çështjeve të gjykimit. Gjyqtarët kanë një detyrë të rëndësishme.

Gabimi është i pranueshëm, por meqë mendoj se pa dashje mund të ketë një kushtëzim, kam pretendimet që të trajtohemi njëlloj të dy ekipet”, tha ai duke aluduar për favorizim ndaj Interit në këtë sfidë. /vipsport/