Kombëtarja shqiptare e futbollit është futur në një fazë të nxehtë, ku pritet që grupit t’i shtohen lojtarët që do të jenë të gatshëm për dy takimet e radhës, me 8 qershor ndaj Islandës dhe tre ditë më vonë ndaj Moldavisë.

Takime këto që do të sjellin edhe startimin e aventurës së Edi Reja në krye të kombëtares kuqezi. 73 vjeçare firmosi vetëm pak ditë më parë një kontratë 6 mujore me Shqipërinë, me opsion edhe për një sezon tjetër.

Aktualisht kombëtarja ndodhet e grumbulluar në Durrës, aty ku nën urdhërat e Reja janë rreth 22 futbollistë. Gjithsesi, pjesa më e madhe do të largohen nga ky grumbullim, pasi i përkasin kombëtares U-21. E pikërisht, kjo kombëtare do të jetë kundërshtari i parë i Reja në timonin e kuqezinjve.

Përballë tyre nuk do të ketë interes rezultati, por forma e skuadrës dhe ngulitja e teknikave të tij te futbollistët që ka në dispozicion. Aty do krijohet një ide më e qartë, se kush e meriton një fanellë titullari dhe kush janë alternativat për tu hedhur në fushë në fraksione të ndryshme të lojës./newsport/