Renato Malota, ishte ai që shënoi golin e parë për Vllazninë në fitoren kundër Luftëtarit. Për mikrofonin e “Supersport”, ai ka thënë se mendon që mbijetesa ka përfunduar si çështje. Gjithashtu ai tregon këshillën që i dha Lici.

Fitorja? “Duke parë dhe renditjen ishte një ndeshje shumë e vështirë. Na vunë në vështirësi, por arritëm të fitonim, pasi ishte shumë e rëndësishme për ne”.

Mbijetesa? “Përderisa e thotë dhe trajneri, unë jam në të njëjtin mendim me të. Merkato e janarit do tregoj se deri ku do jetë skuadra dhe atë që pretendon”.

Lici të dha këshillë? “Unë këtë javë nuk jam stërvitur. Rastisi që ndenja pak me të. Lici më thoshte mos rri jashtë zone, por te pika e penalltisë. Unë e zbatova atë që tha dhe rezultoi pozitive kjo gjë”.