Pavaresisht deklaratave optimiste ne pragndeshje se Veleçiku nuk do te dilte pa pike nga Shijaku ne ndeshjen e rradhes ndaj Erzenit, ne fakt nuk ka ndodhur keshtu dhe koplikasit jane mundur me rezultatin 0-2.

Me dy gola te shenuar qe ne pjesen e pare, me autore Moustapha dhe Troplini, vendasit kane mbyllur gjithçka duke marre nje trepikesh qe i ngjit ata ne kuoten e 17 pikeve dhe tashme e shohin veten ne vendin e trete ne renditje.

Krejt ndryshe situata me koplikasit qe pas humbjes se sotme kane mbetur me vetem 11 pike ne renditje dhe mbajne vendin e shtate te saj.

Situata sigurisht qe nuk eshte e mire per djemte e drejtuar nga trajneri Besnik Duli i cili madje sot eshte ndeshkuar edhe me karton te verdhe nga arbitri i takimit.

Veleçiku duhet patjeter te shfrytezoje ndeshjet e mbetura deri ne nderprerjen e kampionatit per te marre edhe pike te tjera dhe ne janar pastaj per te menduar per perforcime sepse me kontigjentin aktual qe ka ne dispozicion, eshte e veshtire per te mbijetuar.
www.shkodrasport.com