Ndryshime në pankinën e një skuadre malteze. Shkodrani Edmond Lufi është emëruar sot trajner i parë i ekipit FC Melita.

Ky ekip merr pjesë në kategorinë e parë të këtij vendi dhe në sezonin e fundit nuk ia doli të ngjitet në Superligë.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur të largojnë trajnerin e mëparshëm Andrea Pisanu duke emëruar në vend të tij Lufin.

Ai do të ketë ndihmën e Etienne Vella dhe Chris Bartolo që do të mbajë njëkohësisht edhe detyrën e trajnerit të ekipit U-19.

Emërimi i Edmond Lufit është vlerësuar maksimalisht edhe nga tifozët e kësaj skuadre sepse shqiptari është një emër shumë i njohur në këtë vend si futbollist por edhe si trajner.

Padyshim që nën drejtimin e tij, Melita do të ketë si objektiv ngjitjen në kategorinë më të lartë të futbollit të Maltës.
© shkodrasport.com