Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREManchester City dominon edhe jashtë fushës, marrëveshje e çmendur për uniformat e…...

Manchester City dominon edhe jashtë fushës, marrëveshje e çmendur për uniformat e… stërvitjes

I freskët pas fitores së Champions League, Manchester City po përgatitet të ketë një tjetër sezon si protagonist, por edhe jashtë fushës së lojës mbetet në majat e futbollit europian.

Klubi anglez, në fakt, sapo ka nënshkruar një marrëveshje shumë të pasur sponsorizimi me Asahi Super Dry 0,0%, një kompani që do të jetë në uniformat e stërvitjes të Qytetarëve.

Totali që do të përfundojë në arkat e klubit anglez sezonin e ardhshëm do të jetë rreth 20 milionë sterlina, shifra që pjesa më e madhe e klubeve të tjerë në 5 kampionatet kryesore të Europës nuk i arrijnë as me spnsorizimet për uniformat e lojës./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments