Sot ishte planifikuar që të zhvillohej edhe seanca gjyqësore pranë dhomës penale në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të shqyrtuar edhe çështjen e portierit të skuadrës së Partizanit dhe ekipit tonë Kombëtarë, Alban Hoxha.

Alban Hoxha u arrestua në flagrancë, një ditë më parë duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur dhe menjëherë është shoqëruar në komisariat ku edhe mbahet i izoluar deri në dhënien e masës. Në fakt, ai mbetet në burg sepse seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë për ditën e nesërme në oren 10:00, kur Hoxha do të njihet me masën e sigurisë.

Tashmë, Alban Hoxha rrezikon edhe pjesëmarrjen në derbin ndaj Tiranës që do të luhet ditën e premte në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”./Vipsport/