Lajmi i bujshëm i kësaj të shtune vjen nga Sapnja, prej nga ku raportohet se ylli i Ajax, Matthijs de Ligt është shumë pranë marrëveshjes për transferimin te Manchester United.

Mbrojtësi 19-vjeçar që ishte lideri heroik në suksesin e dyfishtë kombëtar të skuadrës së tij, Ajax, njëherësh edhe gjysmëfinaliste e Champions Legue, pas eliminimit të Real Madrid dhe Juventus, mësohet të jetë tunduar fuqishëm nga një ofertë financiare stratosferike e “Djajve të Kuq”.

Lajmi është bërë public nga radio katalanase “RAC1”. Njoftim ky që vjen ndërkohë që deri vonë Barcelona duke të ishte shumë pranë firmës me mbrjtësin, pasi më parë kishin nënshkruar me shokun e tij të skuadrës, yllin tjetër të Ajax, Frenkie De Jong, në marrëveshjen e realizuar që në merkaton e janarit.

Tashmë, ai që vlerësohet si një prej talenteve më të vlerësuar duket të jetë shumë pranë transferimit në “Old Trafford”. United pritet të investojë fuqishëm në ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm, pasi këtë edicion dështoi të kualifikohej për në Champions League./telesport/