...
HomeFUTBOLLManual nga De Biazi: Shqipëri, ja si ndalen kampionët e botës

Manual nga De Biazi: Shqipëri, ja si ndalen kampionët e botës

Nëse duam të flasim për dy sukseset e vetme që Shqipëria ka marrë ndaj Francës, janë barazimi 1-1 dhe fitorja 1-0, të dyja gjatë kualifikueseve që paraprinë Europianin.

Arkitekti është i njëjti: Xhani De Biazi. Ai që udhëhoqi kuqezinjtë drejt Europianit e ruan ende në memorie çdo përballje me kampionët e botës.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, moto që ai e përsëriste në çdo konferencë për shtyp, u tha edhe një herë në një intervistë për “Panorama Sport”.

Ish-trajneri, ekskluzivisht për “Panorama Sport”, lexon përballjen e Shqipërisë me Francën, shanset për kualifikim dhe ka edhe një mesazh për Rejan dhe deklaratën e tij, kur u shpreh se do të japë shpirtin për të përsëritur suksesin e Xhanit. Në fund edhe një këshillë sikur të ishte trajneri në dhomat e zhveshjes. Madje, shumë të vlefshme: Provoni!

Shqipëria do të luajë kundër Francës. Kush ju vjen menjëherë në memorie: humbja në Europian, barazimi 1-1 në miqësore apo fitorja me golin e Ergys Kaçes në Elbasan?

 

I kujtoj të tria shumë mirë. Të gjitha. Sepse të luash kundër një formacioni si ai i Francës nuk është e lehtë dhe nuk ndodh çdo ditë. Kemi bërë gjithmonë paraqitje shumë të mira, si edhe rezultate pozitive. Me përjashtim të ndeshjes në “Euro 2016”.

A i ka mundësitë reale Shqipëria për t’i bërë keq Francës në këtë moment?

Shpresoj që Balaj o Cika (Cikalleshi) të mund të shënojnë gol që të dy. I kanë cilësitë për ta bërë, vetëm duhet që të besojnë akoma më shumë.

Lëreni mënjanë diplomacinë dhe për një moment ndaleni kohën. Supozoni që po hyni në dhomat e zhveshjes para se Shqipëria të zbresë në fushë. Çfarë do t’u thoni djemve?

Po futem në rol (qesh…). Luani në mënyrë inteligjente, por… duke provuar. Mos harroni, e gjithë pesha është mbi Francën, jo mbi ju.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.