Maqedonia e Veriut zbriti sot në fushën e blertë dhe zhvilloi miqësore me Slloveninë. Takimi përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa të parët që shënuan kanë qenë maqedonasit me anë të Elmas në të 55’.

Madje, këtë lojtarë e ka zëvendësuar Ferhan Hasani apo “Buba” siç i thërrasin, lojtari i skuadrës së Partizanit në minutën e 82-të.

Por, ka ardhur edhe goli i barazimit atëherë kur nuk pritej, pikërisht në të 97-tën minutë, kur kanë barazuar sllovenët me anë të lojtarit të tyre Crnigoj.

Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-1.