Ky sezon ka qenë ndoshta më të dobëtit e Lushnjës në Inferiore. Nga një skuadër me pretendime, papritmas e pa veten në garën e mbijetesës. Ndonëse nuk e vuri për aasnjë moment në diskutim qendrimin, skuadra lagunare cedoi shumë….Por, tashmë që sezoni ka përfunduar Lushnja duket drejt “shkrirjes”.

Data 31 maj përkon me fundin e kontratave për të gjithë futbollistët që mbyllën sezonin 2020- 2021. Klubi nënshkruan vetëm marrëveshje 1-vjeçare, ndaj askush nuk e ka më të ardhmen të sigurt dhe prej ditës së nesërme dalin të lirë në treg.

Madje, skuadrën shpesh kemi parë që nuk e preferojnë më as lojtarët vendas, të cilët pasi marin eksperiencë në skuadrën e tyre “mëmë”, largohen dhe kërkojnë ekipe të tjera në Kategorinë e Parë dhe në elitë…

Pritet që vetëm në mesin e këtij muaji të ketë zhvillime në aspektin organizativ në radhët e lagunarëve. Infrastruktura lëngon, ndrësa në Lushnjë dëgjohet shpesh refreni, që: ”sezonin e ardhshëm do të ketë një ekip me pretendime”…