Roma luan përballë Feyenoord finalen e parë në histori të Conference League. Ndeshja luhet më 25 maj ora 21:00 në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria do presë kështu në futboll finalen e parë të madhe të një kompeticioni europian.
Për ekipin e Romës luan mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla. Së fundmi 22- vjeçari ka shkruar disa fjalë në rrjetin social Instagram, për këtë moment unik në të cilin është pjesë. Ai ka përmendur ndër të tjera se ky është një emocion unik dhe pret të ndjehet në Tiranë sikur po luan në Romë.
“Në këtë stadium do të luajmë një pjesë të historisë @officialasroma. Është një emocion unik të përfaqësoj ngjyrat verdhekuqe në një finale europiane në Shqipërinë time, dhe njëkohësisht të pres në Tiranë një pjesë të Italisë, vendin ku kam lindur dhe jam rritur.
Jam i sigurt se Tirana do të na bëjë të ndihemi njësoj sikur po luajmë në “Olimpico”. Daje Roma”, shkruan Kumbulla në rrjetet sociale.