Futbolli shkodran gjithmone eshte shquar per nxjerrjen e elementeve cilesore qe kane mbushur me pas rradhet e ekipit te Vllaznise, te ekipeve kombetare por edhe te ekipeve te ndryshme jashte vendit.

Nese flasim sot per elemente qe premtojne per te ardhmen, do te ndalemi tek dy prej tyre: Marçelino Preka i ekipit KF Shkodra U17 dhe Enes Papaj i ekipit Vllaznia U17. Ata kane udhehequr ekipet e tyre drejt vendeve te para te renditjes ne kampionatin aktual dhe kuptohet qe do ta bejne kete gje tashme edhe ne ndeshjet e play off-it.

Njeri luan si mbrojtes qendre, shtatelarte, i forte por edhe golashenues per ekipin e tij si nga pika e bardhe e 11-metershit ashtu edhe nga goditjet standarte. Tjetri luan si mesfushor organizator dhe eshte shenuesi me i mire me 13 gola tek Vllaznia.

Te dy jane te datelindjes 2003, Preka eshte i datelindjes 2 gusht, ndersa Papaj i datelindjes 3 shtator. Luajne me ekipe te ndryshme e ne fushe kuptohet qe jane rivale, por jashte saj jane miq te mire.

Te dy mbajne shiritin e kapitenit ne ekipet ku luajne dhe kuptohet qe jane lojtare shume te rendesishem per ta dhe jo vetem. Marçelino eshte titullar i padiskutueshem i kombetares U17 ndersa Enesi eshte kontigjent i kesaj kombetareje.

Nese te dy keta lojtare do jene ne Shkoder edhe pas dy vitesh, me siguri qe do te jene nje element shume i mire i Vllaznise, por gjasat jane qe ata te shtegtojne jashte vendit sepse menaxhere dhe ekipe te ndryshme ka kohe qe jane vene ne kerkim te tyre.
www.shkodrasport.com