Real Madrid u ankua dje në La Liga përsa i përket kalendarit ku pretendonte se favorizohej rivali i tyre për titull Barcelona. Por sipas llogaritjeve të fundit i bie që skuadra e Zidan ta mbarojë 26 orë përpara kampionatin sesa katalanasit.

Futbolli në Spanjë është karakterizuar kohët e fundit nga polemika të shumta mbi albitrat dhe VAR-in. Pandemia e koronavirusit ka bërë që ndeshjet të luhen në hapësira kohore të ngjeshura, çka ka bërë që shumë ekipe të kenë pakënaqësi për kalendarin.

Mes këtyre ekipeve ishte edhe Real Madridi që dorëzoi dje një ankesë në federatë ku pretendonte se kalendari ishte i padrejtë dhe favorizonte Barcelonën.

Por sipas ndarjes që ka bërë La Liga i bie që Real Madrid ta mbarojë më shpejt kampionatin ekzaktësisht 26 orë para Barcelonës.