Portieri Marco Molla eshte huazuar ditet e fundit nga Bolonja tek Imolese. Arsyeja ka patur te beje me faktin se tek skuadra e tij hapesirat e aktivizimit jane shume te pakta dhe duke luajtur rregullisht me ekipin e tij te ri, mund te rritet nga ana profesionale.

Lajmi i transferimit te 20 vjeçarit eshte bere i ditur nga mediat italiane. Imolese luan ne grupin B te Seria C dhe portieri me origjine nga Shkodra pritet te jete titullar i padiskutueshem i saj.

I datelindjes 19 qershor 2002, Molla ka nje histori te bukur edhe te perfaqesimit te ekipeve kombetare teksa fillimisht pat zgjedhur te luante me Shqiperinen, me pas kaloi tek Italia U17 ku luajti si titullar ne finalet e Kampionatit Europian ku axurret u shpallen kampion te kontinentit.

Por nderhyrja e trajnerit Reja e bindi portierin shkodran per t’u rikthyer serish tek Shqiperia dhe ai eshte kontigjen i kombetares kuqezi. Mosaktivizimi tek Bolonja e ka penalizuar jo pak dhe kjo ka qene arsyeja qe vete lojtari ka kerkuar te huazohet tek nje ekip ku mund te tregoje perseri vlerat e tij.

Marco Molla konsiderohet nje portier i se ardhmes per te cilen Bolonja ka investuar dhe per kete arsye, pas nje viti huazimi tek Imolese, drejtuesit e ketij klubi shpresojne qe shqiptari te kthehet me i formuar dhe te rivalizoje per vendin e titullarit ne skuader./SHKODRA-SPORT.COM/