Supersfida e kampionatit grek mes AEK dhe PAOK u mbyll me një barazim 1-1, por ajo që ra më shumë në sy në këtë sfidë dhe u kthye në temën e diskutimit menjëherë pas duelit, ishte debutimi i shkëlqyer i Mario Mitajt.
Kaptieni i U17 të Shqipërisë zhvilloi një ndeshje shumë të mire dhe mori vlerësime pozitive nga të gjithë, duke shpërblyer besimin që i dha trajneri, një emër i njohur si Masimo Karrera.
Mitaj vendosi edhe rekordin e ri për klubin e AEK, pasi u bë futbollisti i huaj më i ri që lunate me skuadrën e parë, duke debutuar në moshën 17 vjeç, dy muaj e 13 ditë. Një shpërthim i parkohshëm i lojtarit që duket se ka gjetur të papërgatitur edhe kolegët e tij te skuadra greke, pasi shumë prej tyre nuk besonin se adoleshenti do të bënte një ndeshje aq të mirë ndaj jë skuadre si PAOK.
Mediat greke tregojnë se Muamer Tankoviç, një nga prurjet e reja të AEK në merkaton e verës, në fund të sfidës i është afruar djaloshit dhe e ka pyetur. “A është me të vertetë ndeshja jote e parë në kampionat kjo?” dhe pasi kishet marrë përgjigje afirmative, futbollisti suedez i kishte shtërnguar dorën mbrojtësit shqiptar.
“Bravo, urime, suksese në karrierë”, ishin fjalët e tij duke përgëzuar Mitajn për këtë debutim të suksesshëm mes profesionistëve. Mitaj firmosi kontratën e tij të parë profesioniste në gusht me AEK dhe që atëherë, trajneri Karrera e ka pasur gjithmonë pjesë të stërvitjeve të skuadrës së parë. /vipsport/