Shqipëria e femrave ka fituar 4-0 ndaj Qipros në ndeshjen eliminatore të kampionatit Europian, ndeshje kjo që është luajtur pasditen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi”.

Me 6 futbolliste të Vllaznisë në formacion si dhe me shkodranen që luan në Itali- Alma Hilaj, kombëtarja jonë ka marrë fitoren e dytë në këto eliminatore duke u ngjitur tashmë në kuotën e 6 pikëve.

Goli I Suada Jasharit në minutën e 18-të të pjesës së parë dhe ato të Megi Doçit në të 79-të, Luçije Gjnit në të 87-tën dhe Maksutit në të 92-tën, kanë vulosur fitoren e thellë të kombëtares tone në këtë takim.

Ndërkohë duhet thënë se Doçi e Gjini kanë goditur edhe shtyllat gjatë pjesës së dytë, çka do të thotë se mundësitë për një fitore edhe më të thellë kanë qenë për kombëtaren tonë.

Kombetarja shqiptare ne kete menyre i ka mbyllur me fitoret ndeshjet ne fushen e saj nderkohe qe tashme do te luaje ndeshjen e rradhes javen qe vjen ne Portugali.