Trajneri i Veronës, Juriç, ka marrë vëmendjen e gjithë opinionit sportiv në Itali. Një sezon fantastik ishte ai që zhvilloi ekipi i sapo ngjitur në elitën e Serisë A, duke folur këtu gjithmonë për kampionatin e shkuar.

Rezultate mbresëlënëse dhe shumë thesare që janë zbuluar te Verona, mes të cilëve ishte edhe Marash Kumbulla.

Tashmë trajneri Juriç “qan” largimet e futbollistëve më të mirë që spikatën në sezonin e shkuar, duke i bërë të ditur drejtuesve se po përfitojnë disa para në këtë moment, por nga krahu tjetër po i heqin vetes mundësinë për përsëritjen e një rasti “Atalanta”.

“Merita më e madhe e ta futbollistë që mund të zëvendësohen. Ne nuk jemi më të fortë sesa në sezonin e shkuar. Përshembull, me Kumbullën unë nuk kam bërë ndonjë punë spektakolare.

I kam thënë vetëm pesë gjëra, ndërsa më tepër këshilla i kam dhënë Empereur. Marashi është ngritur vetë”, tha Juriç. /Sport Ekspres/