Roma do të luajë sot sfidën e radhës në Conference League. Skuadra kryeqytetase sfidon Zorya Luhansk në transfertë, ndërsa sot në konferencën për shtyp, trajneri Mourinho konfirmoi ndryshime në formacion.

I pyetur nga gazetarët, tekniku portugez u shpreh se do të luajnë ata futbollistë që nuk kanë patur shumë minuta deri më tani. Një prej tyre është edhe Marash Kumbulla që nesër ka shansin e artë për të treguar veten dhe të “luftojë” më pas për vendin e titullit.


A do të ketë ndonjë ndryshim në formacion? Do të luajë skuadra e dytë?

“Nuk ka ekip të dytë. Një gjë janë ndryshimet, një tjetër është ekipi i dytë. Është e qartë se disa lojtarë duhet të pushojnë, të tjerët që nuk luajnë aq shumë kanë nevojë për shanse. Por unë do të fus në fushë një ekip të fortë dhe qëllimi është të fitojmë ndeshjen”.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe formacionin e mundshëm që Roma do të luajë sot, ndërsa bie në sy edhe emri i Kumbullës.

ROMA (4-2-3-1): Rui Patricio; Tripi, Smalling, Kumbulla, Calafiori; Diawara Cristante; Carles Perez, Pellegrini; El Shaarawy; Shomurodov.