Mark Hughes ka kaluar një karrierë të madhe si futbollist. Ai ka luajtur në disa prej skuadrave më të mëdha të futbollit evropian si Bayern Munich, Barcelona apo Manchester United.

Ndërkohë si trajner, ai ka dështuar thuajse kudo që ka shkuar. Por jo nga ana financiare, pasi Hughes ka fituar 20 mln euro vetëm nga shkarkimet në vitet e fundit.

Ai është paguar 20 mln euro nga klubet që e kanë shkarkuar, një shifër që shumica e njerëzve të thjeshtë nuk do t’i shkonin afër në jetën e tyre.

Vetëm me shkarkimet nga Manchester City, QPR, Stoke dhe Southampton që nga viti 2009 ai është paguar 20 mln euro.

Ekipi i fundit që e largoi trajnerin ishte Southampton, që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria në Premier League./telesport/