Vllaznia do të luajë të dielën kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 16:00, ndërsa shkodranët kanë nisur përgatitjet për transfertën kryeqytetase.

Për trajnerin Goce Sedloski do të rikthehet Marko Juriç i pezulluar prej kartonëve. Ndërsa Mehdi Çoba dhe Lorik Boshnjaku janë ata që shqetësojnë. Të dy futbollistët kanë pasur probleme fizike në ndeshjen me Vllazninë.

Dhe në këto kushte ende nuk dihet nëse do të jenë në fushë ndaj të kuqve. Shto ketu edhe mungesat e sigurta te Gurishtes dhe Smajlit qe jane te pamundur nga gjendja shendetesore per te qene bashke me skuadren ne kete fundkampionati.

Objektivi “Europë” është më se i arritshëm për shkodranët që do të tentojnë me çdo kusht një rezultat pozitiv ndaj skuadrës së Giovanni Colellës.