Në një dalje të fundit televizive, Elis Legata, trajneri i portiereve të kombëtares së femrav foli jo vetëm për Vllazninë, por edhe ekipin ku ai drejton, Atletik Klub. Ish-portieri prej disa kohësh qëndronte në SHBA, ku siç thekson ai vizita nuk ishte vetëm turistike, por që i shërben edhe akademisë së Atletik Klub në Shkodër që tashmë po përgatitet për sezonin e ri.

Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të skuadrës shkodrane dhe siç mund të cilësohet më saktë një nga donatorët është Elton Bungaja. Trajneri që ka drejtuar më parë tek kjo skuadër, tashmë është zhvendosur në SHBA, por duke mos e humbur asnjë herë interesin dhe vëmendjen për Atletik Klub. Ku nga përtej oqeanit ka ditur si të jetë ndihmesë për akademinë e Atletik.

E tashmë në prag të sezonit të ri, ku futbolli i moshave ka pasur një revolucion gjatë verës, Atletik Klub do përpiqet që të bëjë sa më mirë. Ekipet e u-15 dhe u-17 do militojnë në Kategorinë e Parë, ku sipas objektivave të akademisë do tentohen vendet e larta të renditjes. Me shpresën se mund të arrihet edhe Superliga duke parë cilësitë që mbartin futbollistët.

Po ashti stafi teknik i trajnerëve në të gjitha moshat është i kompletuar. Ku pavarësisht largimeve të trajnerëve Selman Legata dhe Ditmir Ramja, gjithçka duket se funksionon siç duhet. Një akademi për tu marrë shembull në Shkodër, si shumë akademi të tjera në qytetin tonë.

Që patjetër vëmendja qëndron tek Vllaznia, por në fund të fundit gjithë këto inciativa private janë në funksion të futbollit shkodran dhe pse jo kuqebluve, ku gjithmonë lojtarët më të spikatur kanë përfunduar tek skuadra kryesore e qytetit.
Endri ÇINARI