180-minuta e ndajnë Vllazninë e femrave nga ëndrra për kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Champions League, që do të ishte suksesi më i madh për futbollin shqiptar. Pasditën e nesërme, vajzat shkodrane do të zhvillojnë ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues përballë skuadrës ukrainase të Kharkiv.

Mbrojtësja amerikane e Vllaznisë, Alexus Knox, në një intervistë për Top Channel, u shpreh se është një sfidë me emocione të mëdha për të gjithë, ndërsa theksoi se ekipin e saj e pret një ndeshje shumë e vështirë.

“Jam shumë e emocionuar përpara kësaj sfide. Kemi punuar shumë gjatë gjithë kësaj periudhe, pasi na pret një ndeshje e vështirë, por besoj se do ta kalojmë. Kam ardhur nga Amerika të ndihmoj Vllazninë dhe nëse kualifikohemi, do të ishte një nder për mua që do të jem pjesë e historisë”,-tha mbrojtësja amerikane, Alexus Knox.

Për shkak të situatës së luftës në Ukrainë, me marrëveshje mes dy ekipeve dhe të UEFA, të dy ndeshjet do të zhvillohen në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”, teksa për një gjë të tillë ka meritë të mëdha padyshim edhe presidenti Matija.

Në ndeshjen e nesërme, Vllaznia kërkon edhe mbështetjen e tifozërisë për këtë moment historik, prandaj edhe hyrja në stadium do të jetë falas per te gjithe stadiumin me perjashtim te tribunes qendrore ku biletat do te kushtojne 500 leke.

Vllaznia eshte forcuar ndjeshem me disa lojtare cilesore amerikane nder te cilat eshte edhe Alexus Knox e cila premton qe te mbaje te paprekur porten e skuadres se saj bashke me lojtaret e tjera te ketij reparti apo dhe portieren.
Maringlen ZHIVANI