Kohë lëvizjesh ende për futbollistët pa kontratë. Kështu, pas largimit nga Murlani, mesfushori shkodran Rigers Xhahysa ka gjetur një tjetër skuadër për të vazhduar karrierën e tij.

Tashmë, ai duket se e ka gjetur përfundimisht ekipin me të cilin do të luajë në sezonin e ri, teksa “Shkodra Sport” ka mësuar se Xhahysa ka rënë dakord me drejtuesit e Adës dhe shumë shpejt do të bashkohet në stërvitje me këtë ekip.

Sezonin e kaluar, ai ka qenë pjesë e Murlanit, teksa tashmë pas largimit, duket se ka gjetur përfundimisht edhe ekipin e ri. Mesfushori shkodran ka spikatur me performancat e tij në vitet e fundit me ekipet ku ka luajtur dhe tashmë pritet edhe të firmosë kontratën me ekipin e Adës, aty ku trajner do të ketë xhaxhain e tij, Altin Xhahysën.

Tashmë, për Rigersin nuk mbetet gjë tjetër, por vetëm për të treguar vlerat e tij dhe për të bërë mirë në fushën e lojës, sepse i ka të dhënat si një futbollist me të ardhme.

Perpos Xhahyses, tek Ada siç kemi bere te ditur pritet te kalojne edhe disa ish- futbolliste te tjere te Murlanit duke filluar nga kapiteni Kaçubela e per te vazhduar me Sekjen e Palin.
Maringlen ZHIVANI