Pushimet për festat e fundvitit te Vllaznia kanë përfunduar dhe skuafdra ditën e sotme do të mblidhet për të bashkuar forcat për pjesën e dytë të sezonit. Qatip Osmani nuk ka kohë për të humbur dhe në ktë mënyrë ditën e sotme do të niset drejt Ulqinit.
Shkodranët do të qëndrojnë për 1 javë në Ulqin ku do të bëjnë edhe mini-fazën përgatitore për pjesën tjetër të sezonit.
Fillimisht Osmani do të zhvillojë seancën e parë stërvitore në Shkodër, teksa menjëherë më pas do të nisen drejt Ulqinit.
Kujtojmë se kuqeblutë i mbyllën dy fazat e para të Superiores në vendin e 4-të me 26 pikë, po aq sa Tirana e vendit të 3-të. Shkodranët ia kanë dalë të shënojnë 23 gola dhe kanë pësuar 19 të tillë./newsport/