Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, ka theksuar se fitorja ndaj Tiranës kishte qenë e merituar dhe e interpretuar në mënyrën perfekte nga ekipi edhe mes vështirësive.
“M’u kujtua ndeshja e fundit që luajtëm me Tiranën këtu, që kaluan të parët në avantazh. Kisha besim absolut. Por duhet t’i bëj komplimente Tiranës se bëri ndeshje të mirë sidomos në pjesën e parë, arritëm të shënonim shpejt gol që na dha qetësinë. Ishim më të qartë, të vendosur, më kërkues gjatë lojës, edhe pas 2-1 presuam lart, mund të shënonim të tjerë, falë edhe mbështetjes së tifozëve sot. Mendoj se ishte një mbrëmje e mirë.
Kam një problem me ekipin se kontingjenti sulmues po vjen në formën më të mirë. Janë lojtarë me tipare sulmuese dhe detyra e tyre është të bëjnë gol, por shkojmë me shumë forca para dhe prishim pak ekuilibrat. Po rritemi, jemi në rrugën e duhur, po jemi më mirë në stërvitje, edhe në përqendrim. Edhe humbja e Ballshit, nuk e meritonim, por dy herë na erdhi në portë e na shënoi. Kjo ishte më e rëndësishme, që të reagonim, e kisha pak frikë anën morale, edhe pse e pashë gjatë javës që e kishim kaluan atë ngërç. Luftuam, kënaqëm veten, kënaqëm tifozët dhe të mërkurën është ndeshja e radhës.
Në luanim me të njëjtin rreshtim me Tiranën, doja t’i çbilancoja me një nga dy stoperat, Pusi e merr brendësinë e fushës më mirë, e kërkuam më shumë me të. E kishim përgatitur që të tre të ishin pjesë e lojës de ishim pothuajse një kundër një në gjithë fushën, edhe pse Tirana nuk erdhi e të bënte presing lart. Ne e lejuam anësorin e majtë që të vinte para, pastaj shtymë Malën të bënte presion më para e na rezultoi e mirë, e vetmja gjë ishte se gjatë javës kemi qenë me viroza, kemi qenë me serume e temperaturë. Bekimi ka ardhur sot, se nuk ka qenë mirë. Pusi është një djalë i ri e sot bëri një ndeshje të mirë, me përjashtim të golit. Jo vetëm ai edhe Gjini duhej të ishte afër, por kur bëjnë gabim nuk kam qejf të trumbetojmë një lojtar, gabimin e bëjmë të gjithë. Është i ri, po justifikon veten, Gurishta ishte i dëmtuar, Çelikoviç ka qenë me temperaturë, mendoj se bëri mirë si në fazën mbrojtëse, ashtu në të gjithë ndeshjen.
E kishim përgatitur gjatë javës me krahët, Jagon e Malën, se kemi dy pyka shumë të mira dhe loja të bëhej te ata, të mos vinim në siklet veten në fazën mbrojtëse, duke ditur që mbajnë topin e kishim përgatitur. Me Jagon e bëri Bismark që mori mirë krahun. Ne jemi akoma 70% në fazën sulmuese, nuk jemi në lojërat e para, po rritemi fizikisht. Nuk ka qenë e lehtë se viroza na ka dëmtuar, më pëlqen të jem pak më pragmatistë, të mos shkojmë shumë përpara. Të shënojmë, por të mos harrojmë vijën mbrojtëse. Kemi qenë shumë mirë në fazën e parë, kemi pësuar shumë gola. Kemi qenë më të pabukur në fazën e tretë por morëm fitoret radhazi, ekipi po e kupton.
Kastrati na doli me bronkit, nuk është stërvitur katër ditë, ka qenë nën efektin e antibiotikëve e desha ta ruaj, ka qenë në Kosovë, ka ardhur vonë, ndaj ishte moszgjedhja e tij. Pas atij gabimi dëgjova tifozët pas pankinës “ndërroje Pusin”. Por një djalë shkodran, i ri, me karakteristika, e mbrojta dhe ma shpërbleu në pjesën e dytë. Jo çdo gabim duhet t’i biem kokës, mendoj se bëri një pjesë të dytë perfekte.
Unë të them të drejtën nuk e di çfarë do të bëjmë në Kupë për fazën e katërt, nuk di ende. Por them të rritemi, të themi faleminderit Zotit që nuk kemi probleme me dëmtimet me këta tifozë që mbushën stadiumin, është një armë shumë e fortë për ne dhe shpresoj që në fund të mos i zhgënjejmë”, tha Martini për RTSH pas ndeshjes.


