Lëvizjet e para në merkato nga Vllaznia janë konsideruar positive nga një pjesë e mirë e tifozërisë shkodrane. Megjithatë ka patur edhe nga ato që nuk kanë shfaqur këtë optimizëm nisur edhe nga ajo që Burzanoviç, Bozhoviç dhe Novoviç vijnë nga Zeta, një skuadër që përpak ishte shumë pranë rënies nga superliga e Malit të Zi. Edi Martini, ish- futbollisti dhe ish- trajneri I njohur I Vllaznisë gjithsesi nuk mendon se treguesi I mësipërm mund të shërbejë si barometër për të treguar vlerat e këtyre futbollistëve.
“Këto tre futbollistët që kanë ardhur, kanë luajtur me Zetën, një ekip që është renditur në vend të tetë në kampionatin e vendit të tyre. Por besoj se kjo nuk do të thotë gjë për vlerat e tyre. Edhe Vllaznia ishte në vend të gjashtë apo të shtatë, por Flamurtari mori Smajlin si përforcim të rëndësishëm nga ajo. Them se Bushati I ka parë disa herë këta futbollistë dhe prandaj ka vendosur që t’I marrë të tre nga e njëjta skuadër.Tek njëri mund të bësh një aventurë sepse e ke parë një apo dy herë. Por të sjellësh tre lojtarë njëherazi, s’kam pikën e dyshimit se ai I ka parë më së miri dhe pastaj ka vendosur për t’I marrë”- ka thënë trajneri që drejtoi Luftëtarin në sezonin e fundit megjithatë mbetet një tifoz I zjarrtë I Vllaznisë, skuadrës së qytetit të tij. Merkatoja ka nisur dhe ndonëse ka besim se Bushati nuk ka gabuar në zgjedhjet që ka bërë, Martini mendon se mbase duhej investuar më shumë tek Baci, një mbrojtës shkodran I cili luan në të njëjtin pozicion me Novoviç, atë të mbrojtësit të majtë. “Kanë ardhur këto tre futbollistët malazezë megjithatë unë kam një kundërshtim ndoshta për ato. Kam parë që njëri prej tyre luante si mbrojtësi majtë. Por Vllaznia ka në atë pozicion një futbollist si Baci të cilin e kam patur në skuadër tek Luftëari që pavarësisht ndonjë oshilacioni për shkak dëmtimi, them se ka bërë një sezon të mirë. Ka të dhëna të mira dhe mbase duhej investuar tek ky futbollist, aq më tepër që edhe Bushati e njeh sepse e ka pasë kontigjent në ekipin kombëtar Shpresa. Këta tre që kanë ardhur tani, shto edhe Vujadinoviç e Dragoin që sipas presidentit do mbeten në skuadër, do të thotë se numri I të huajve shkon në pesë. Pra njëri prej tyre duhet të rrijë në stol dhe në kushte të tilla, më mirë të ishte menduar të promovohej një futbollist si Baci sepse drejtuesit e Vllaznisë nuk do ishin zhgënjyer prej tij”- shton më tej ai. Gjithsesi Martini në njëfarë mënyre e justifikon edhe trajnerin Bushati sepse ai do në skuadër lojtarë me përvojë ngaqë sipas tij kampionati I ardhshëm do jetë shumë më I vështirë prandaj shton: “Tre blerjet e bëra gjithsesi janë një hap I rëndësishëm për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm sepse trajneri I Vllaznisë e ka të qartë që kampionati i ardhshëm do jetë shumë më I vështirë ngaqë është me 12 skuadra dhe bien 4 nga kategoria. Prandaj dhe duhen lojtarë me përvojë në skuadër”. Por nëse merkatoja e të huajve është mbyllur tek Vllaznia, Edi Martini mendon se kuqeblutë do ta kenë shumë të vështirë të marrin lojtarë cilësorë nga kampionati shqiptar. Kjo ngaqë sipas tij, ekipet e mira nuk do t’I lëshojnë lojtarët e vet. “Problemi tani është për me kapë lojtarët e kampionatit shqiptar sepse me të huajt nuk duhet të merren më. Aq më tepër që edhe numri I tyre tashmë është reduktuar. Për lojtarët e kampionatit shqiptar nuk është kollaj që ata të pranojnë sepse është e vështirë që të largohesh nga Flamurtari, nga Tirana, Skënderbeu apo dhe Kukësi. Megjithatë të mbesim me shpresën se Vllaznia ka për të ndërtuar një ekip pretendent për sezonin e ri”- ka thënë në fund Edi Martini.
Gjergj KOLA