Komiteti Teknik i Ekspertëve në një dalje publike për mediat dhe qytetarët ka bërë me dije masat shtesë, pas vlerësimit të situatës së koronavirusit në vend. Pas analizës së situatës aktuale, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar në mbledhjen e fundit, se duhet:

“Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 pesona, në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë martesore, organizimet mortore deri në një vendim të dytë”.

Edhe pse nuk është përcaktuar, në këtë rast rrezikon të mbyllet edhe futbolli në vend, pasi vetëm në fushë janë 22 vetë.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë, por masat e reja të Komitetit të Ekspertëve vë në rrezik vijimin e aktivitetit futbollistik./newsport/