Çiklistet e Vllaznise kane bere nje tjeter paraqitje te mire dhe kane dominuar ne garat e Kupes se Republikes per kadete dhe juniore, gara keto qe jane zhvilluar dje dhe sot nga Federata Shqiptare e Çiklizmit.

Diten e djeshme eshte zhvilluar etapa e pare, ajo me itinerar Tirane- Kavaje dhe ne fund te gares ka qene çiklisti i Vllaznise Servet Kastrati qe eshte shpallur fitues, por gjyqtaria ka konstatuar nje gabim teknik te ketij sportisti gjate gares dhe per rrjedhoje e ka penalizuar duke e pozicionuar ne vendin e trete.

Nje vendim i tille ka sjelle irritimin e shkodraneve te cilet permes trajneri Leonat Kola kane deklaruar se do te bojkotonin garen ne shenje proteste ndaj vendimit te gjyqtarise.

Megjithate, pas nderhyrjes edhe te drejtuesve, çdo gje eshte normalizuar dhe çiklistet e Vllaznise sot kane qene serish ne vijen e startit para etapes se dyte, asaj me itinerar Kavaje- Divjake- Lushnje 69 km e gjate.

Edhe ne kete etape, çiklistet e Vllaznise e kane dominuar garen duke qene protagoniste te saj. Disa kilometra para finishit, jane shkeputur dy çikliste, Mateo Balaj i Vllaznise dhe nje i Teutes. Ata kane pedaluar te vetem deri ne mberritje dhe ne fund, me i shpejte ka rezultuar sportisti shkodran.

Mateo Balaj kesisoj eshte shpallur fitues i kesaj gare. Nga ana tjeter, pas pak minutash ka mberritur grupi tjeter i çiklisteve ku serish vijen e mberritjen e prek i pari nje tjeter çiklist i Vllaznise, Servet Kastrati qe pozicionohet kesisoj ne vendin e trete te kesaj etape.

Ne kete menyre eshte mbyllur Kupa e Republikes per kadete dhe junior, aktivitet ky qe tregoi edhe njehere dominimin e çiklisteve te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/